Sport

E trishtë/ Gavi dëmton gjurin dhe humbet Euro 2024, zemërohen te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 20 November 2023

Spanja, që kishte siguruar kualifikimin në Euro 2024 si vend i parë në grupin A, fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë, por humbi shërbimet e Gavit.

Në suksesin me “tris” në stadiumin “Estadio Jose Zorrilla” të Valladolidit, mesfushori i Barcelonës pësoi një dëmtim të rëndë.

19-vjeçari dëmtoi gjurin e djathtë në minutën e 21’ pas përplasjes me Luka Lochoshvilin, mbrojtësin e Cremoneses në Serie B.

-Advertisement-

Gavi vazhdoi lojën për momentin, por pesë minuta më pas u detyrua të largohej nga fusha. Si pasojë e dhimbjeve që ndjeu gjatë një momenti që po përpiqej të kontrollonte topin.

Talenti katalanas u largua duke lotuar prej dhimbjeve, ndërkohë që testet mjekësore kanë konfirmuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Një dëmtim i rëndë ky për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe Spanjës, i cili e ka mbyllur sezonin. Duke humbur pjesëmarrjen në Gjermani 2024.

Një gjë e tillë ka zemëruar drejtuesit e Barcelonës, të cilët kanë vënë nën shënjestër trajnerin De la Fuente të kombëtares për aktivizimin e panevojshëm në një takim që nuk kishte rëndësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera