Fun & Video

E tradhtonte burri sepse ishte shumë e shëndoshë, por…gruaja u bë një bukuroshe seksi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 16 August 2017

Betsy Ayala nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, pasi solli në jetë vajzën e saj Isabella u shëndosh më shumë nga ç’ duhej duke shkuar në 117 kg.

Kjo rezultoi fatale për 34- vjeçaren sepse bashkëshorti nisi ta tradhtonte. Madje vajza tjetër me të cilën burri e tradhtonte e quante ‘lopë’.

Ajo u betua se do të hakmerrej dhe kështu vendosi të ushtrohet në palestër së bashku me motrën e saj. Çokollatat dhe ushqimet tjera të yndyrshme i zëvendësoi me ushqim të shëndetshëm.

-Advertisement-

Tani ajo është një nënë beqare, pasi nga bashkëshorti u nda, madje tradhtinë bashkëshortore e konsideron si bekim, pasi i mundësoi një fillim të ri të cilin gjithmonë e kishte ëndërruar.

“Asokohe nuk e dija se çfarë doja. Peshoja më shumë se 100 kilogramë dhe kisha një fëmijë gjashtëmuajshe. Tani që i kam të gjitha dhe ai njeri u zhduk nga jeta ime. Jam e lumtur që ia dola”,- ka thënë ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera