Fokus

E tmerrshme, shikoni në çfarë gjendje të mjerushme është njëra qendër e votimit në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 21 April 2024

Një qendër e votimit në komunën e Leposaviqit është në gjendje të mjerushme, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të siguruara nga Infokus shihet se në këtë qendër të votimin është duke munguar ngrohje e ku zyrtarët dhe vëshguesit në atë vendvotim kanë gjetur zgjdihjen të ngohen me ndezjen e disa drurëve.

Madje nga reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë ditës së diel kjo qendër ka filluar edhe të pikojë.

-Advertisement-

Ndryshe në këtë komunë deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 46 votues.

Derisa gjatë gjithë procesit të votimit “pro” ose “kundër” shkarkimit të kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, nuk është parë interesim i qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar as në këtë pikë.

Ndërsa, mbi 46 mijë e 500 qytetarë kanë të drejtë vote për procesin e votimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndryshe, në rast mos shkarkimi kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, pasi partitë serbe u kanë bërë thirrje serbëve lokalë të bojkotojnë procesin e votimit./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje nga qendra e votimit në Leposaviq:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera