Lajme

E tmerrshme, një burrë tenton ta fusë me forcë në veturë 18-vjeçaren në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 05 March 2019

Para dy ditësh në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person i gjinisë mashkullore ka tentuar ta rrëmbejë me forcë një 18-vjeçare. Sipas detajeve që i ka dhënë policia, i dyshuari ka tentuar vajzën ta fusë në veturën e tij. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, pamje të cilat po hetohen nga policia dhe prokuroria. Deri më tani hetuesia nuk ka rënë në gjurmët e personit që tentoi të kryejë rrëmbimin

Të dielën rreth orës 17:00 përderisa një e re po kalonte në një rrugë të fshatit Bibaj të Ferizajt dikush ndaloi veturën dhe tentoi me forcë ta fuste në të. Por 18-vjeçarja rezistoi, mori edhe lëndime trupore, më pas i dyshuari lëvizi me veturë në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Për këtë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se në bazë të deklaratës së vajzës që ajo ka dhënë në polici pohon se nuk dyshon në askënd. Por e gjithë kjo po hetohet nga prokuroria, në pamje shihen edhe tabelat e veturës. Detaj ky që pritet të ndihmojë në gjetjen e të dyshuarit.

“Më datën 3 mars (pardje) në fshatin Bibaj të Ferizajt, është tentu një rrëmbim, pala e dëmtume është femër viti i lindjes 2001. Hetuesit po merren me rastin, po shikojnë kamerat e sigurisë. Deri në këto momente pala e dëmtuar nuk dyshon në askënd. Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe tabelat e veturës së personit të dyshuar”, tha Jashari gjatë ditës së martë për Gazetën Express.

Konfirmimi i Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast:

Viktima femër K/Shqiptare ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij. Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.

Ndryshe, Policia e Kosovës tha se gjatë tërë vitit 2018 në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 16 raste të rrëmbimit, prej tyre 2 në tentativë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera