Lajme

E tmerrshme/ Mitrovicasi mbyll në shtëpi ish-gruan dhe e rrah për disa ditë pasi ajo shkoi ta marrë vajzën

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 10 July 2022

Nuk janë të rralla rastet kur burrat ushtrojnë dhunë ndaj ish-bashkëshorteve, të cilat shpesh edhe kërcënohen dhe nuk i denoncojnë ata në Polici në momentin që përjetojnë dhunën. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në rrugën ”Adem Voca”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë, një grua përveç që është përballur me ish-burrin e saj i cili e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh, ai dyshohet se edhe e ka privuar kundërligjshëm nga liria.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë në Polici, i dyshuari E.I., e kishte mbajtur atë për disa ditë me radhë në shtëpi, përkundër vullnetit të saj. Gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e ish-burrit për të marrë vajzën e tyre që ta dërgojë në spital, për një kontroll mjekësore.

-Advertisement-

I dyshuari lëre që s’e la ish-gruan ta marrë fëmijën, por e mbylli atë në shtëpinë e tij, ku gjatë atyre ditëve, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Ato netë tmerri që i kaloi përfunduan, kur gruaja arriti të largohej nga shtëpia dhe të kërkonte ndihmë në Polici.

Viktima ka përshkruar në detaje para hetuesve policorë atë se çfarë i ndodhi për disa ditë me radhë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, Policia është vënë në lëvizje për ta kapur të dyshuarin, por i njëjti përkundër kërkimeve nuk është hasur askund. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për lëndim dhe privim nga liria, si dhe të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera