Lajme

E tmerrshme: Këtë ua bën Kim Jong Un fëmijëve në shtetin e tij

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 16 November 2017

Komisioni për të drejtat e njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dënoi Korenë e Veriut për shkeljet e të drejtave të njeriut, duke bërë një paralelizëm mes kequshqyerjes së koreano-veriorëve dhe programeve balistike dhe bërthamore të Phenianit.

Ky dënim shënohet në një rezolutë jodetyruese të miratuar nga komisioni dhe do të kalojë për debat në dhjetor në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme.

Me propozim të Bashkimit Evropian dhe Japonisë, rezoluta dënon Korenë e Veriut për çënim të burimeve të saj për vijimin e programeve të armëve bërthamore dhe balistike pavarësisht mirëqënies së popullsisë.

-Advertisement-

Teksti citon një shqetësim mjaft serioz përballë përdorimit nga ana e Phenianit ndaj torturës, ekzekutimeve të menjëhershme, ndalimeve arbitrare dhe rrëmbimit të shtetasve të huaj si jashtë dhe brenda territorit të Koresë së Veriut.

Ambasadori koreano-verior, Ja Song Nam njoftoi se qeveria e tij hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë rezolurë, duke vlerësuar si një manovër për të diskredituar regjimin e Phenianit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera