Shëndetësi

E thotë studimi/ Ja pse burrat tullacë janë më të rrezikuar nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 05 June 2020

Një studim ka dalë në përfundimin se burrat pa flokë kanë rrezik më të lartë për të vdekur nga Covid-19. Shkencëtarët shprehen se kjo ndodh pasi ata kanë një hormon mashkullor që e ndihmon virusin që të sulmojë qelizat.

Hormoni Androgen, që është përgjegjës për humbjen e flokëve te meshkujt, është lidhur së fundi me disa nga rastet më të rënda me Covid-19 në spitalet spanjolle.

Profesori Carlos Wambier, autori kryesor i studimit nga Universiteti Brown u shpreh për “The Telegraph”: “Ne vërtet besojmë që ‘tullacllëku’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit”.

-Advertisement-

“Ne mendojmë se androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet tek qelizat tona,” shtoi Carlos Wambier.

Ky zbulim mund të marrë emrin Shenja Gabrin, pas fizikanti të parë amerikan që humbi jetën nga sëmundja, Dr. Frank Gabrin i cili ishte pa flokë.

Në një studim tjetër të bërë tek 122 pacientë, rezultoi se 79 për qind e burrave të infektuar në tre spitale të Madridit ishin tullacë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera