E thotë një legjendë: Salah, më i mirë se Messi dhe Ronaldo në vitin 2018
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 January 2019
Mohamed Salah ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo në vitin 2018. Të paktën kështu mendon Ian Rush, ish-futbollisti i njohur i Liverpool dhe Juventusit, ndër të tjera, i cili e motivon egjiptianin për t’u bërë legjendë në “Anfield”.
Me këtë nënkupton që ai të vijojë në këtë mënyrë dhe të qëndrojë te “Reds”, jo të ndjekë gjurmët e Luis Suarez dhe Fernando Torres. Spanjolli u largua nga “Anfield” për te Chelsea, pas shkëlqimit me të kuqtë, ndërsa Suarez u nis për në Barcelonë, pasi fitoi titullin e Premier League me Liverpool.
Salah erdhi nga Roma në verën e vitit 2017, teksa fitoi “Këpucën e Artë” në Angli, sezonin e kaluar, ndërsa ka shënuar edhe 19 gola këtë edicion, në të gjitha garat.
Ikona e “Reds”, Ian Rush, shpreson që këto standarde të ruhen nga 26-vjeçari. Ish-sulmuesi i njohur tha për “Liverpool Echo”: “Mohamed ishte i pabesueshëm sezonin e kaluar. Për mua, ai ishte lojtari më i mirë në botë. Salah ishte më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në vitin 2018.
Në fillim të këtij sezoni ishte më e vështirë për të. Ekipet kundërshtare kanë marrë masat, duke e mbuluar me dy lojtarë. Sidoqoftë, ka punuar shkëlqyeshëm. Ai është bërë një lojtar më i mirë dhe më i plotë.
Në nivel personal ndoshta nuk mund të arrijë atë që bëri sezonin e kaluar, por nëse shënon 30 gola dhe Liverpool fiton titullin, sezoni i tij do të ishte më i mirë.
Njerëzit flasin për Torres dhe Suarez, ata ishin lojtarë të mëdhenj, por nuk ishin mjaft jetëgjatë këtu. Unë dua që Mohamed të qëndrojë për një kohë shumë më të gjatë se ata dhe të bëhet një legjendë e vërtetë këtu”.
Salah shënoi 44 herë në sezonin 2017-2018 dhe e udhëhoqi Liverpool-in drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku u dëmtua fatkeqësisht nga Sergio Ramos.
Të tjera
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...
-
Hapet Muzeu i Fëmijëve të Lụftës, adreson ndërprerjen simbolike të fëmijërisë
Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të hapet sot në Prishtinë. Kjo nismë është e de...
-
Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët...
-
Donald Trump ka një paralajmërim për Putinin për lụftën në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se...
-
DW: Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus...
-
Bedri Hamza sot në tubim me gratë e Ferizajt
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot në kuadër të fushatës zg...
-
Davil Phillips: Dialog me SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Serbia të shkëputet nga Rusia
Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë në fokus të partneritetit strateg...
-
Këto janë lagjet gjithandej Kosovës ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Prokuroria e Shtetit thirrje qytetarëve: Nese dikush ua cenon fshehtësinë e votës, lajmërojeni
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku m...
-
Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...