Sport

E thot Reja: Berishën e kërkuan Milani dhe Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 24 November 2020

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka treguar për ofertat që kishte pasur portieri i ‘kuqezinjëve’, Etrit Berisha, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të thënë për mediat në Itali, “Il Resto del Pug”, Reja ka thënë që gardiani i portës së Shqipërisë është kërkuar nga Milani dhe Juventusi.

“SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serie A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos ishte në negociata edhe me Spezian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë”, shpreh Reja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera