Fun & Video

E rrallë, aty ku pihet kafja me peshq nëpër këmbë-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 18 July 2018

Baret koi janë një atraksion turistik tipik në Vietnam, ku klientët rrethohen nga peshqit me ngjyra.

Bëhet fjalë për lokale të mbushur me ujë, ku poshtë tavolinave notojnë peshqit që tërheqin vëmendjen e klientëve, të cilët nuk kursehen t’iu japin edhe thërrime ushqimi.

Këto ditë në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga një bar koi, ku peshqit notojnë në këmbët e klientëve, ndërsa ambienti është i mbushur me 20 centimetra ujë.

-Advertisement-

Lokali ndodhet në distriktin e Tan Binh, dhe është në pronësi të Nguyen Duoc Hoa, i cili teksa restauroi pjesën e ngrënies në lokal, vendosi të modifikojë edhe dyshemenë, në mënyrë qe të mbante ujin.

Lokali i pazakontë po njeh sukses të madh, por nga ana tjetër nuk mungojnë kritikat lidhur me rrezikun që iu kanoset peshqve.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, gjeni pamjet nga lokali i veçantë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera