Lajme

E rrah nënën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 24 January 2021

Një 41-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Personi me inicialet L.Xh ishte duke i rrezikuar jetën nënës në banesën e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe e ka prangosur 41-vjeçarin.

-Advertisement-

Këtij të fundit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thika.

Ai e kishte rrahur nënën duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën/ABC News.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera