Lajme

E rëndë, shkon në 5 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 February 2023

Është duke vazhduar kërkimi për të mbijetuarit nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Në të dhënat e fundit njoftohet se numri i të vdekurve ka shkuar në  mbi 5 mijë në të dyja vendet.

Në Turqi numri i viktimave raportohet ë jetë 3 mijë e 419.

-Advertisement-

Kjo është konfirmuar nga zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay. Po ashtu u theksua se 20 mijë e 534 persona raportohet të jenë të lënduar dhe 6 mijë ndërtesa janë shembur.

Ndërsa në Siri numri i të vdekurve është rritur në 1 mijë e 602.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave në Turqi në përditësimin e fundit bëri të ditur se mbi 24 mijë e 400 zyrtarë të personelit të emergjencave të cilët po ndihmojnë në kërkim-shpëtim.

Shqetësim edhe më i madh tani për tani janë edhe temperaturat e ulëta që kanë ndikuar edhe në ngrirje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera