Lajme

E rëndë në Skenderaj: Xhaxhai plagos rëndë nipin 3-vjeçar duke gjuajtur me armë zjarri një kafshë

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 08 August 2024

Përdorimi i armës që e mbante ilegalisht përfundoi me plagosje në fshatin Abri e Ulët në Skenderaj. Një fëmijë u qëllua nga pakujdesia e një familjari të tij, i cili gjuajti me armë zjarri te shtëpia e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Xh.Kuliqi, po dyshohet se e ka plagosur nipin e tij 3-vjeçar, duke shtënë në drejtim të një kafshe.

Fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të para, gjendja e vogëlushit është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari që gjuajti me armë është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet  se nga pakujdesia  ka  shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera