Lajme

E rëndë në Krujë: Punëtori i gurores shtypet nga kamioni në punë, humb jetën

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 14 February 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë drekës së ditës së sotme. Një 38-vjeçar Lulzim Balla,ka humbur jetën në punë.

Teksa punonte në pikën e përpunimit të inerteve punëtori nga Fushë-Kruja ëhstë ndier keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur.

Për pasojë ai u aksidentua rënë dhe pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk arriti të mbijetonte.

-Advertisement-

Njoftimi i Policisë:

Krujë-Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera