Sport

E rëndë në Francë, lojtari i Ligue 1 kërcënon me hedhje nga ura!

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 29 September 2023

E pabesueshme te Nice, që po paraqitet shumë mirë në javët e para të sezonit të ri në Ligue 1. Duke u renditur në vendin e dytë pas javës së gjashtë. Me vetëm një pikë më pak se Bresti kryesues.

Një prej futbollistëve të skuadrës së drejtuar nga italiani Francesco Farioli, ka tentuar vetëvrasjen gjatë ditës së sotme! Shtypi francez shkruan se bëhet fjalë për Alexis Beka Beka.

22-vjeçari po kërcënon se do të hidhet nga një urë pranë qytetit francez. Saktësisht nga ura Magnan. Aty ku ka ndalur automjetin e tij në korsinë e emergjencës dhe po tenton të ndërmarrë veprimin ekstrem.

-Advertisement-

Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë po kryejnë operacionet, të ndihmuar edhe nga një psikolog i dërguar nga klubi i Nice.
Dyshimet e para lidhen me një ndarje të mbrojtësit nga e dashura. Fundi i romancës e ka rënduar së tepërmi lojtarin me origjinë nga Kongo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera