Lajme

E rëndë: Në ditën e Bajramit dy gra në Prishtinë hanë dajak nga burri, babai dhe vëllai

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 29 June 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme. Të dyja në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast është raportuar në Graçanicë ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti. E tjetri ku një vajzë ka raportuar se është sulmuar nga prindi dhe vëllai.

Graqanicë 28.06.2023 – 12:19. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Prishtinë, 28.06.2023-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera