Lajme

E rëndë: 25 vjeçare mbahet peng dhe përdhunohet për 14 ditë nga një 29-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 20 September 2021

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 25-vjeçare është mbajtur peng për 14 ditë dhe është përdhunuar nga një 29-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja u ankua se një 29-vjeçar me origjinë bullgare e mbajti atë për 14 ditë në shtëpinë e tij në një zonë të Kalkidës, ku sipas saj ai e përdhunonte.

Ndër të tjera, e reja tha se kur 29-vjeçari doli nga shtëpia ajo gjeti mundësinë për të telefonuar policinë.

-Advertisement-

Pas denoncimit të saj, policia arrestoi 29-vjeçarin i cili mohoi të gjitha akuzat. Ai pretendon se kreu marrëdhënie seksuale me 25-vjeçaren me dëshirën e saj dhe po ashtu ajo shkoi tek ai jo me “forcë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera