E quan neveritës debatin për drejtësi në Kuvend, ish prokurori Blakaj: Hulumtoni fatin e mijëra lëndëve të regjistruara PNN
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 26 April 2023
Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka reaguar pas debateve të sotme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se përfituesit më të mëdhenj nga e gjithë kjo rrëmujë janë të gjithë ata të cilët nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi.
Blakaj ka thënë se është “e neveritshme të dëgjosh dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizione të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik!”
“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poa shtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë!”, ka shkruar Blakaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “është e dukshme dhe e kuptueshme se përfituesit më të mëdhenj nga e gjithë kjo rrëmujë janë të gjithë ata të cilët nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi”.
“Madje të gjithë këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për ‘drejtësinë’, aq më shumë reforma do të kemi!”
“Ndërsa për të gjithë gazetarët, në veçanti për gazetarët hulumtues, kërkoni informacione për fatin e mijëra lëndëve të regjistruara si PPN (penale të ndryshme).… e frikshme si trajtohen dhe çfarë fshihet aty!”, ka shkruar Blakaj.
Deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, si dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, shkëmbyen akuza për dyshime të aferave korruptive brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Diskutimi i 26 prillit në Kuvend u mbajt pas kërkesës së deputetëve opozitarë për debat parlamentar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Më 19 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Krasniqi u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.
Nga Gjykata e Prishtinës atij i është caktuar një muaj paraburgim, ndërsa pas arrestimit, pozita e tij në KEK është suspenduar me vendim të bordit të këtij institucioni.
Prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj në gusht të vitit 2018 ka dhënë dorëheqje. Ai thuhet se ishte duke hetuar disa raste të terrorizmit dhe dyshimet për manipulime me listat e veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Blakaj tani jeton në SHBA./Telegrafi/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...