E quajti politikan i Kremlinit, Pacolli i përgjigjet Pecit: Qenka i mjerë

Autori: Gazeta inFokus
21:04 | 28 December 2022
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i është përgjigjur, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ditë më parë, iu referua Pacollit si politikan i Kremlinit.
Pacolli në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se pikërisht Peci ka qenë disa herë në shtëpinë e tij dhe nuk e din nëse edhe atëherë Peci ka menduar se kreu i AKR-së, është politikan i Kremlinit.
“Ai ka ardhur sigurisht për ndonjë interes që ka pas për mu. Nëse ai thotë se jam i Kremlinit, mjerisht ai qenka i mjerë ose gënjen dhe e din që është duke gënjyer. Unë s’jam i Kremlinit. Prej vitit 2004 e tutje, unë në Kosovë, kam dhuru mbi 40 milionë euro jo investu, por dhuru. Këto janë mundësi që kurrë s’mund t’i arrij, ai e din këtë. Hapësirat ku ulët në Kuvend është bërë prej donacionit tim, zyret e kryetarit e Kuvendit, ai nëse shkon të shefja e vet (presidentja) prap është donacion i mi edhe të ministrja e Jashtme”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.
Në intervistën, e cila do të transmetohet ditëve në vijim, ish presidenti i Kosovës, ka folur edhe për situatën e krijuar në veri të vendit, projektin franko-gjerman, dhe mbështetjen që i ka dhënë ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Të tjera
-
AGK, Federatës Evropiane të Gazetarëve: Faleminderit për solidarizimin e menjëhershëm
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka falënderuar sekretarin e përgjithshë...
-
Murati sul*mon mediat: AGK-ja duhej të mbante konferencën para zyrave të oligarkëve mediatikë, e jo para qeverisë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar se Asociacioni i...
-
Haradinaj: Nëse Vetëvendosje propozon emër të ri, të shtunën do të kemi kryetar të Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Befason burri nga fshati Gjonaj i Prizrenit, tregon si e kanë ditur në të kaluarën kur një vajzë është e gatshme për fejesë
Ramadan Totaj, nga fshati Gjonaj i qytetit të Prizrenit, është njëri ndër pas...
-
Gati 2 milionë për imazh, mbi 200 mijë Euro për shkelje – shpenzimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje...
-
PDK shpenzoi 932 mijë e 964 Euro gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të dek...
-
Këto janë shpenzimet e LDK-së për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklar...
-
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara
Janë arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jas...
-
Kosova hapi Ambasadën në Malajzi, presidentja Osmani: Një dritare e re për vendin tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në hapjen e Ambasadës ...
-
Rifillojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” (PAMJE)
Sot kanë filluar përsëri punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, shkr...
-
Osmani: Heqja e vizave për kosovarët nga Malajzia paraqet akt besimi dhe miqësie
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Malajzi. Sot ajo u takua me k...
-
A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?
Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në ...