E qëlluan me grusht, deputeti: Me qëlloi ai që e emërova drejtor burgu
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 10 July 2017
Ndërkohë ku në PD po zhvillohet fushatë për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, në Mat është shënuar incidenti i parë brenda rradhëve të Partisë Demokratike.
Deputeti aktual demokrat, Bedri Hoxha, është goditur nga një simpatizant i PD-së pak para fillimit të takimit të thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në Burrel.
Në takimin e thirrur në Pallatin e Kulturës në Burrel, Basha do të paraqiste projektin e tij për ta kthyer PD-në në një forcë fituese. Sipas deputetit Hoxha ka qenë shtetasi Demir Çupi që e ka qëlluar përpara takimit dhe ai më pas ka ndjekur rrugën ligjore për të sqaruar ngjarjen.
“Ishim para pallatit të Kulturës 10 minuta para takimit ku do zhvillohej gara mes Bashës dhe Selamit, e cila veç garë nuk mund të quhet. Unë po bisedoja, dhe më vjen nga mbrapa një person me emrin Demir Cupi që më qëllon”, tha deputeti, shkruan Panorama.
Bedri Hoxha nga shtatori nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë për shkak se Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë dhe ishte një nga firmëtarët për largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.
Deputeti Bedri Hoxha është i bindur se është goditur për shkak të detyrës, pasi sipas tij nuk ka asnjë konflikt me personin në fjalë. Hoxha shpreh keqardhje që ngjarja ka ndodhur në një kohë ku zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD-së dhe deklaron se ka persona që i xhelozon fuqia elektorale që ai ka.
“Njerëzit në parti i verbojnë rezultatet e mia elektorale në të gjitha zgjedhjet kur unë kam qenë në garë që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2013. Nuk kam humbur asnjëherë. Personalisht nuk kam asnjë lloj qefmbetjeje që nuk jam kandiduar, por ky lloj qëndrimi në këtë kohë kur po zhvillohet edhe gara brenda partisë nuk arrij ta kuptoj çfarë prapavije ka”, sqaron Hoxha.
Deputeti demokrat konfirmon se ka pasur në orët e mbrëmjes një bisedë telefonike me Bashën dhe pohon se personin i cili e ka goditur vite më parë e ka vendosur edhe drejtor burgu.
“Basha më ka telefonuar rreth orës 20:00, mbase nga reagimet që ka parë në media. Nuk e kuptoj atë ngjarje. Nuk e kuptoj as se si është lënë i lirë ai person kur ngjarja ka ndodhur në sy të rreth 20 personave.
Unë kisha një ftesë sepse jam anëtar i kryesisë së degës dhe shkova për të dëgjuar platformat e kandidatëve. Me personin në fjalë kam mbi 4 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi pavar- ësisht se vite më parë e kam emëruar edhe si drejtor burgu”, -deklaron Hoxha. /albeu.com/
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...