Sport

E pritur: Gani Sejdiu në bisedime me skuadrën që lufton për titull në Vala Superligë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 18 October 2017

Trepça ’89 është në kërkim të një trajneri të ri, që për ironi të fatit mund të jetë një emër i vjetër i “Minatorëve”.

Trajneri aktual i kampionit të Kosovës në futboll, Sabit Osmani, shumë shpejtë mund të kthehet përsëri në pozitën e ndihmës-trajnerit.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve konfidenciale brenda klubit se drejtuesit mitrovicas kanë nisur negociatat me Gani Sejdiun.

-Advertisement-

Palët kanë biseduar gjatë ditëve të fundit për ri-bashkim.

Gazeta mëson se marrëveshja mes palëve është afër për t’u arritur.

Kanë mbetur të zgjidhen edhe disa detaje, të cilat gjithsesi mund të bëjnë që akordi të mos arrihet përfundimisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera