Sport

E priti me verë Mourinhon dhe pasi e eleminon feston si një i dehur

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 21 December 2017
Trajneri i Bristol Cityt, Lee Johnson, ka festuar si i çmendur pas golit të epërsisë ndaj Manchester United në Carabao Cup.
Skuadra e Championship shënoi fitore me rezultat 2-1 me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga Korey Smith. Trajneri i Bristol Cityt, Lee Johnson, ka festuar si i çmendur pas golit të epërsisë ndaj Manchester United në Carabao Cup duke e kapur djaloshin e topin dhe duke e ngritur lartë.

Johnson vrapoi për të festuar afër vijës së fushës kur e kapi djaloshin që merret me futjen e topave në fushë, për ta ngritur në ajër.

Duket sikur ndeshja do të shkonte në kohë shtesë, por Smith nuk mendoi ashtu dhe shënoi golin që e dërgoi Bristolin tutje dhe fansave iu dha një natë të gjatë për të festuar. Ndiqni sekondat e fundit të videos për ta parë tërbimin e teknikut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera