Lajme

E pranon Shala: Mungesa e fjalimit të Kurtit në ceremoninë e Ambasadës, qortim i SHBA-së ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 06 July 2023

Deklarata e gazetarit Adrian Çollaku se SHBA-ja është prindi i Kosovës ka ngjallur debat të ashpër mes Halil Matoshi e Krenar Shala në studion e hapur të “Politiko” në Kanal10, raporton Gazeta10.

Analisti Shala e pranoi se mungesa e fjalës së Kurtit ë ceremoninë e Ambasadës është qortim i SHBA-së ndaj tij.

Krenar Shala tha se jo krejt prindërit e kanë mirë dhe se kjo është një pjesë e evolucionit të vendit tonë .

-Advertisement-

“Jo domosdosmërisht prindi e ka mirë megjithatë është e tejkalueshme dhe të njejtën kohë është pjesë e evolucionit tonë si shtet sepse kemi fillu pak mu rrit dhe ndodhë nganjëherë të mos kemi mosmarrëveshje, meqë ne i ndajmë vlerat e njejta me SHBA-në atëhërë është e pamundur të kemi krisje të madhe”, ka thënë ai

Analisti Matshoshi nuk është pajtuar me këtë mendim ku ka thënë se ne jemi munduar të ndajmë vlerat e përbashkëta me SHBA-në por gjatë rrugëtimit tonë i kemi harruar ato vlera.

“Ne jemi menduar të ndajmë vlerat e përbashkëta me SHBA-në por gjatë rrugëtimit tonë i kemi harruar ato vlera, si dhe mbi të gjithë nga ne është pritur respektim i anës së Amerikës si dhe duhet të kuptojmë se Amerika nuk e ka vetëm vendin tonë që të mirret ka edhe vendet tjera dhe se këta SHBA-ja nuk e ka pritur se nga ne këtë pabesi”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera