Sport

E pranon edhe Marcelo: Arbitri s’dha penalltinë për Bayern

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 02 May 2018

Real Madrid është finalisti i parë i Champions League, por kualifikimi me rezultatin 2-2 në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeo ndaj Bayern Munich nuk ka kaluar pa kritika, aq më tepër pas mos akordimit të një penalltie për prekje me dorë brenda zone nga Marcelo.

I sinqertë në deklaratën e tij pas ndeshjes, vetë mbrojtësi brazilian i Realit. Ka pohuar se rasti ishte penallti e pastër.

“E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën”, ka deklaruar ai, duke justifikuar edhe arbitrin turk, “Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera