Sport

“E përmbysim në Gjermani”, mbrojtësi i Bayernit nuk dorëzohet

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 12 April 2023

Bayern Munchen humbi 3-0 çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Manchester City. Kampionët e Gjermanisë bënë shumë gabime në “Etihad” dhe janë pothuajse të eliminuar.

Gjithsesi, futbolli dhuron gjithmonë surpriza dhe Matthijs De Ligt beson te përmbysja e madhe në sfidën e kthimit.

“Manchester City është një skuadër e madhe, ata luajnë futboll të bukur. Në pjesën e parë patëm disa raste që mund të ktheheshin në gola, e njëjta gjë në fillimin e së dytës.

-Advertisement-

Por nuk ia dolëm. City ka teknikë, shpejtësi dhe intensitet. Çdo lojtar i tyre e di se çfarë duhet të bëjë në fushën e blertë, e treguan edhe ndaj nesh.

Kualifikimi? Duhet të besojmë gjithmonë te përmbysja. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të fokusohemi te ndeshja e kampionatit. Do të ulemi të analizojmë gabimet tona, të gjejmë shkakun pse humbëm 3-0“, deklaroi qendërmbrojtësi holandez.

Bayerni pret Hoffenheim në fundjavë, duel për llogari të javës së 28-të në Bundesliga, aty ku bavarezët kryesojnë kampionatin me dy pikë mbi Borussia Dortmund. Më pas takimi i kthimit ndaj Manchester City (19 prill).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera