Lajme

E pengoi tjetrin për ta parkuar veturën duke e gjuajtur me vazo nga banesa, arrestohet pejani

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 15 July 2023

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se për ta penguar një person tjetër për ta parkuar veturën, e ka gjuajtur me vazo të luleve nga banesa.

Sipas policisë, nuk raportohet për pasoja, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, i dyshuari mashkull  kosovar, duke e penguar në parkim nga kati i banesës e ka gjuajtur me vazo të luleve, por pa pasoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera