Sport

E pazakontë: Malisheva ia zvogëlon portën Trepçës, ndeshja nisë me 24 minuta vonesë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 03 May 2023

Ndeshja në mes të Malishevës dhe Trepçës nuk ka nisur në orën 15:00 siç ishte paraparë.

Kjo ka ndodhur pasi që njëra portat në stadiumin “Liman Gega” s’ka qenë e gjerë sipas standardeve prej 7.32 metrave, transmeton KlanKosova.tv.

Pas dyshimeve kanë qenë zyrtarët e FFK-së dhe të klubeve që kanë shtrirë metrin për ta evituar defektin, gjë që ka ndodhur.

-Advertisement-

Ndeshja në Malishevë ka nisur me 24 minuta vonesë, derisa kjo përballje është e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera