Fun & Video

E pazakontë: Familjarët paguajnë striptiste për të kërcyer për të vdekurit

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 21 February 2018
NJë ngjarje mjaft e çuditshme ndodh në Kinë.

Familjarë po paguajnë striptiste për të kërcyer mbi arkivolin e më të dashurve të tyre, sepse besohet se ato sjellin fat të mirë për të vdekurit, transmeton lajmi.net.

Qeveria kineze e ka ndaluar këtë sepse mendon se është e paligjshme, por duket se kjo i ka ikur nga duart dhe duket se është bër fenomen i madh në këtë shtet aziatik.

Bosi i Partisë Komuniste kineze ka lëshuar një deklaratë mbi praktikën, duke e përshkruar atë si të paligjshme.

-Advertisement-

Ai dënon “striptizën” si “shfaqje të turpshme, pornografike dhe vulgare”, dhe kërcënon të burgosë këdo që shkel ligjin e ri.

Ky fenomen është përqëndruar në 19 qytete në katër provinca, Henan, Anhui, Jiangsu dhe Hebei, tha një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës.

Ai i nxit njerëzit të kontaktojnë një “linjë telefonike” të posaçme për të raportuar këto striptiste mbi funerale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera