Sport

E papritur: Ky është klubi me më shumë përfitime në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 09 November 2017

Manchester City shkëlqën dhe financiarisht.

Vendi i parë në tabelën e klasifikimit, rezultate pozitive të njëpasnjëshme në këtë fillim sezoni dhe në fund bilanci ekonomik.

Njësoj si në dy pikat e para ku cdo gjë po ecën në drejtimin e duhur dhe tek e treta situata paraqitet tejet pozitive.

-Advertisement-

Bilanci ekonomik i Citizens për sezonin 2016-2017 regjistron shifra rekord përsa i përket arkëtimeve .

Pavarësisht shpenzimeve në merkato dhe mungesës së titujve, arkëtimet kanë kapur shumën e 530 milionë eurove, një rritje prej 21% krahasuar me një vit më parë, ku shifrat fiksoheshin në 430 milionë euro.

Bilanci i këtij viti konsiderohet dhe si rekord në historinë e klubit anglez duke patur parasysh faktin se ky është viti i tretë radhazi për ta ku apsketi financiar po ecën me ritme të kënaqshme.

Presidenti i Man.City, sheiku Khaldoon Al-Mubarak i cili mori në patronazh skuadrën ne 2008 është shfaqur entuziast në lidhje me arkëtimet, duke u shpreh se shifra e shppenzuar në merkato shumë shpejt do të kap shumën e 500 milionë sterlinave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera