Lajme

E papritur: Hiqet flamuri kombëtar te ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 03 March 2022

Jemi mësuar ta shohim duke valëvitur çdo ditë, por gjatë kësaj te enjte flamuri kombëtar nuk po valëvitet te ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Nga disa pamje të siguruara nga Gazeta inFokus shihet qartë se shtiza që mbante flamurin kuq e zi ka mbetur e vetëm.

Nuk dihen arsyet e heqjes së flamurit kombëtar nga ky vend, por ai tashmë nuk po valëvitet aty.

-Advertisement-

Duhet cekur se flamuri kombëtar te ‘Rrethi i Flamurit’ në kryeqytet me 14 shkurt 2018 ishte hequr për tu zëvendësuar me flamurin shtetëror të Kosovës.

E gjithë kjo ngjarje ishte zhvilluar për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ishte mbajtur edhe një protestë e madhe nga qytetarët e Kosovës, të cilët kërkuan që të mos hiqet flamuri kombëtar për tu zëvendësuar me atë të Kosovës.

E protesta e tyre solli rezultat, pasi flamuri kuq e zi u rikthye përsëri të vendi kur jemi mësuar ta shohim.

Më poshtë gjeni pamje të siguruara nga Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera