Rozë

E pamë Sarën, por ja si dukej Ledri dje në Baby shoëer-in e vajzës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 05 October 2020

Kreu i Shoqatës së Industrisë së Qumështoreve të Kosovës, Gani Durmishi ka dhënë alarmin se në tregun e Kosovës shiten produkte të qumështit të cilat në fakt nuk kanë asnjë pikë qumësht në përbërjen e tyre.

Në emisionin “Ekonomia n’Fokus”, prodhim i Gazetës inFokus, Durmishi ka specifikuar se problem i madh është djathi i cili shitet me çmim të ulët, e që sipas tij ndodhë për shkak të përmbajtjes bimore në të e jo qumështit të freskët.

“Nuk jam ekspert të teknologjisë së ushqimit, por i di hallet e industrisë, brengat e tyre që i shprehin në shoqatë. Në bazë të informatave çfarë i këna normal ai djath gjithçka ka vetëm qumësht hiq. Një djath që shitet 1 euro e 20.. por edhe një euro e pesëdhjetë gjithçka mundet me pas në të por nuk ka qumësht të freskët në të”, është shprehur Durmishi.

-Advertisement-

Sipas tij, për prodhimin e një kilogrami djath duhen minimalisht 7 litra qumësht, të cilat me çmimin aktual të tregut do të shkonin mbi 4 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Ai vlerëson se çdo djath që shitet në treg nën këtë vlerë nuk ka përmbajtje të qumështit të freskët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera