Fun & Video

E pabesueshme, gruaja lind binjaket me një javë distancë

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 29 January 2019

Një grua në Teksas nuk priste që ajo të lindte binjakët e saj me një javë distancë. Windie Wilson kur hyri në javën e 31 të shtatzënisë, lindi vajzën e saj të parë, Elliyanna Wilson, më 13 janar në Qendrën e Shëndetit të Grave Zeid. “Ishte shumë sureale,” tha Wilson për InsideEdition.com. “Kur u zgjova atë mëngjes shkova të bëj një dush, të përgatitem për kishë dhe më plasën ujërat”.

Wilson supozoi se vajza e saj e dytë do të vinte menjëherë pas lindjes së Elliyanna-s por mjekët vunë re se ajo ende nuk ishte gati. Fillimisht nëna e re tha se duhej t’i nënshtrohej prerjes cezariane, por mjekët mendonin se mund të ishte më mirë që foshnja e dytë të qëndronte në bark të nënës sa më gjatë që të ishte e mundur

“Ata nuk prisnin që foshnja të qëndronte në bark edhe një javë tjetër. Menduan se do të qëndronte disa orë apo pak ditë, por jo një javë. Asnjë nuk e dinte”, tha Wilson. Gruaja qëndroi në spital dhe priste dhe 7 ditë më vonë Jewelianna Wilson erdhi në jetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera