E pabesueshme, Botërori 2026-të në vendin që askush se priste
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 02 April 2018
Pas një zhvillimi të papritur në kandidaturat e vendeve që kishin aplikuar për ta organizuar Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2026, mund të ndodh që ajo të mbahet në një vend që askush nuk do ta priste.
Kandidaturat për organizimin e Botërorit 2026, i kishte hedhur fillimisht Maroku, SHBA bashkë me Kanadanë dhe Koreja e Veriut.
Së fundmi sipas raportimeve të shtypit, bëhet e ditur se Maroku dhe SHBA me Kanadanë janë tërhequr nga kandidatura, kurse tani kandidati i vetëm çuditërisht ka mbetur Koreja e Veriut, ku edhe do të mund të mbahej Botërori 2026.
Derisa analistët politikë debatojnë se ndoshta kandidimi i Koresë së Veriut është një mënyrë për t’i qetësuar tensionet me perëndimin apo vetëm edhe një rast tjetër për ta legjitimuar regjimin brutal atje, në anën tjetër thuhet se Kim Jong-Un kishte qenë njeriu kryesor që e kishte shtyrë para këtë kandidaturë.
Mësohet se Koreja e Veriut kishte marrë kurajë që të kandidoj për organizimin e Botërorit, duke u bazuar në suksesin e vendeve tjera kontroverse të cilat e fituan këtë drejtë.
“Lider ynë i dashur, ka një pasion të madh për futbollin, madje edhe më të madh se sa armët nukleare. Ai është një lojtarë i zellshëm i “Football Manager” dhe është shumë më përpara se të tjerët në ligën e tij të “Fantasy Football”, dhe kjo jo për shkak se të tjerët kanë frikë të mundin atë. Ai dëshiron që ne ta organizojmë Botërorin në futboll, për t’i dëshmuar botës perëndimore se Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha sikurse edhe të gjitha vendet perëndimore”, kishte thënë një burim brenda regjimit të Kim Jong-Un.
I njëjti burim po ashtu tha se , lideri i Koresë së Veriut, dëshiron ta kupton se a do të mundet Messi (apo cilido lojtarë që do jetë më i miri deri atëherë), të shfaq magjinë e tij në netët e ftohta dhe me shi në Pyongyang.
Kurse, një zyrtarë i FIFA-së i kontaktuar nga disa mediume lidhur me këtë çështje, ai tha: “Le të jemi të sinqertë, nuk mund të jetë më keq se Botërori në Katar, apo jo?”
Përndryshe, afati tjetër për të aplikuar ishte 1 prilli dhe ende nuk është bërë e ditur se a ka pasur ndonjë vend tjetër i cili ka kandiduar.
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...