E pabesueshme/ 7 nxënësit që vdiqën dhe u rikthyen në jetë në vitin 2011 (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 04 December 2019
Disa nxënës nga Danimarka ishin në një ekskursion shkolle në vitin 2011, kur një grup prej tyre ranë në ujin e akullt dhe shtatë vetave u ndaloi zemra nga i ftohti.
Sot nxënësit e kujtojnë si një makth të largët ditën kur varka e tyre u përmbys në det, raporton BBC.
“Ishte shumë ftohtë. Uji kishte copa akulli”, kujton Katerina, një prej vajzave teksa përlotet. “Unë rashë poshtë varkës dhe kur dola në sipërfaqe nisi makthi i vërtetë. Të gjithë bërtisnin e çdo gjë dukej surreale. Na rrethonte paniku. Mësuesi tha që duhej të notonim jashtë, ose do të vdisnim”
“Nuk notoja dot. Një shok u përpoq të më ndihmojë, por shumë shpejt isha në vdekje klinike për shkak të temperaturës së ujit”, thotë Kasperi, një prej djemve të cilit i pushoi zemra.
Megjithatë, Katerina arriti të notojë deri në breg, por doli në një pyll të humbur dhe pa asnjeri rrotull.
“Ishte e vështirë, sepse s’kisha më fuqi në këmbë. Vazhdoja të rrëzohesha. Në atë çast isha e sigurt që do të vdisja. Pastaj pashë një burrë. Falë Zotit. Dhe kur e pashë, nisa të bërtas fort”, tregon ajo.
Burri njoftoi urgjencën, të cilët erdhën menjëherë me helikopter. Ai u thoshte mjekëve “Kanë vdekur”, teksa i çonte te fëmijët që nuk i kishin dhënë shenja jete. Por mjekët e dinin se kur janë aq të ftohtë në trup, edhe pse janë teknikisht të vdekur, me zemrën e ndaluar, ka ende shpresa për t’i rikthyer në jetë, pasi hipotermia u ndalon zemrën por dhe metabolizmin. Kjo do të thotë që organet mund të rikthehen në punë po të ngrohen me kujdes.
Ata nisën t’ia ngrohin temperaturën e trupit me nga 1 gradë për çdo 10 minuta. Djali, Kasperi, e kishte temperaturën e trupit 17.5 kur e gjetën mjekët. Kur temperatura i arriti 26 gradë C, zemra nisi t’i rrahë sërish. Por në mungesë të oksigjenit, trurit i vdesin 2 milionë qeliza në çdo minutë që kalon, ndaj vëmendja e mjekëve u kthye aty, pasi nuk dihej nëse do të zgjoheshin pa pasoja.
Ata u mbajtën në koma dhe me respirator, pasi nuk ishin të aftë të merrnin frymë vetë. Pas disa ditësh, nxënësit u zgjuan dhe për fat ishin në rregull. Megjithatë, ata thonë se nuk ndihen më si më parë.
Sidomos për sa i përkiste kujtesës së mësimeve në shkollë, të cilat nuk i fiksojnë dot mirë. Por skaneri nuk tregon asgjë të gabuar, ndaj mjekët janë të kënaqur që aksidenti me numrin më të madh të viktimave të hipotermisë përfundoi pozitivisht.
Të tjera
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...