E ofenduan rëndë njëri-tjetrin, sot tentojnë të ‘kurorëzohen’ mes vete (Video+Foto)
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 07 July 2017
Lëvizja “Vetëvendosje” është duke mbajtur shpresa për ta bërë qeverinë e re, në rast se të njëjtën dështon ta bëjë koalicioni i tri partive, PDK-AAK dhe Nisma.
Krijimi i ekzekutivit ka bërë që kandidati për kryeministër, Albin Kurti, t’i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Saktësisht, dje në objektin e Kuvendit është zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ ndërmjet tyre.
Mirëpo, të rikujtojmë se ish-lideri i LVV-së dhe Isa Mustafa nuk kishin lënë gjë të zezë pa ia thënë njëri-tjetrit. Në videot dhe shkrimet e publikuara në internet shihet ashpërsia e këtyre dy liderëve teksa mes vete kishin shkëmbyer edhe fjalë të rënda.
Kurti në një debat televiziv e kishte ‘qortuar’ Mustafën për “urtësinë” e tij në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Po ti o ‘qyqan’ a pate naj fotografi me ja tregu Vuçiqit”, kishte deklaruar ai.
Ndërsa, Kurti ishte zotuar se “Vetëvendosje” nuk është në politik për të bërë pazare për pushtet, shkruan Indeksonline
“Marrëveshjen e LAN-it e prishi lakmia për pozitën e kryeministrit dhe nga ana tjetër frika nga burgu pasi ambasadorja amerikane përmendi dosjet e korrupsionit në prokurori, sidomos të Isa Mustafën në komunën e Prishtinës”, ishte shprehur ai.
Nga ana tjetër, kryeministri Mustafa kishte reaguar me shumë mllef ndaj disa deklaratave të Kurtit i cili kishte deklaruar se po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg
“A e di kush çka ka ky gomari i Zajednices me djemtë e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen” (sic.), ishte shkrimi i Mustafës në profilin e tij në Facebook.
Megjithatë, Mustafa ishte “pishman” për deklaratën e tij ndaj Kurtit.
“Unë në këtë rast mundem veç gomarit me i kërku falje që e kom krahasu me këta që nuk i respektojnë gardhin ose kufinin, nuk e respektojnë nderin e shtëpisë , tjerëve jo. Sepse te ne, as bagëtia nuk e then gardhin.”, kishte deklaruar ai në një emision televiziv. /Indeksonline/
Të tjera
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...