Rozë

E njohur si Barbie e Artë, Jasmine imazh i Dior (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 10 November 2017

Jeni mësuar që modelen e njohur Jasmine Sanders, ta shihni në promovimin e produkteve të markës Pat McGrath, por kësaj herë do befasoheni!

Kjo pasi modelja, e njohur si Barbie e Artë, tashmë ka firmosur kontratë për të qenë fytyrë e re e kompanisë së njohur të Dior, transmeton Klan Kosova.

Një paraqitje e tillë ka bërë që Jasmine madje edhe të shfaqet menjëherë në një sekuencë të shkurtër të kësaj marke të njohur.

-Advertisement-

Me mbishkrimin #DiorLoveChain, Sanders përgjigjet në pyetjen ”Çfarë do të bënit për dashurinë?” me ”Unë do të shkoja kudo në botë.”, transmeton Klan Kosova.

Modelja e njohur, duke qenë fytyrë e re e Dior, u bashkohet kolegeve të saj të njohura si Ruth Bell, Sasha Pivovarova dhe Alice Isaaz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera