Rozë

Ballafaqohen live Valbona dhe Shqipja, kjo e fundit thotë se mori kërcënime nga familja e ish-banores

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 30 March 2025

Opinionistja e Fan Club, Shqipe Hysenaj, bëri një deklaratë të fortë për Valbona Mhillin, derisa ishte brenda në Big Brother.

Ajo tha se gazetarja ka një lidhje jashtë shtëpisë, pasi në atë format shprehu pëlqim për Laert Vasilin.

Teksa Valbona doli pak ditë më parë, ajo është ballafaqur me Shqipen, në Fan Club.

-Advertisement-

“Më ka bërë shumë përshtypje, në momentin që dëgjoj një deklaratë që mora këtë informacionin se me shumë bindje ka një lidhje jashtë, aq më tepër thotë se kam fakte, fotografi. Por, dua që ta konfirmoj emrin e partnerit që kam lënë jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Do doja shumë që Shqipja të nxjerri foton. Të ftoj ta bësh deklaratën me foto me emër, të dalësh e nderuar për publikun. Nuk kam lënë asnjë lidhje jashtë. Shqipja ka shqetësuar familjen”.

E në anën tjetër, Shqipja tha që ka marrë kërcënime nga familjarët e Valbonës.

“Familjarët e tu më kanë kërcënuar, vëllai yt. Më kanë shkruajtur mua, vëllai yt”, theksoi në anën tjetër Shqipja.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy