Sport

“E njoh mirë Milik”, portieri i Bolognas: Si ia prita penalltinë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 01 May 2023

Lukasz Skorupski ia doli t’i priste penalltinë Arkadiusz Milik në ndeshjen Bologna-Juventus (1-1). Gjithsesi, sulmuesi polak rregulloi shënjestrën në pjesën e dytë dhe i dhuroi një pikë bardhezinjve.

Portieri i Bolognas, i cili është shok skuadre me Milik në kombëtaren e Polonisë, komentoi penalltinë e pritur.

“Ishte një pritje e dyfishtë, por më e vështirë ishte bllokimi i penalltisë. Duke e njohur Arek, unë mendova se do të tentonte trekëndëshin, por qëndrova në mes deri në momentet e fundit.

-Advertisement-

Për fat ia dola ta pres goditjen e tij. Penalltitë janë 50 me 50. Në fund shkëmbyem fanellat me njëri-tjetrin dhe i lamë llogaritë e hapura për takimin e radhës”, deklaroi Skorupski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera