Lajme

E njoftoi përmes Facebook-ut, e trafikon në Kosovë për prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 29 May 2017

Shtetasja F.K, 19-vjeçe, banuese në Vlorë të Shqipërisë, ka paraqitur një rast të trafikimit në Policinë e Vlorës. Ajo u ka rrëfyer oficerëve policor se si është trafikuar në Kosovë nga një person që e kishte njoftuar në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Ishte muaj prill i këtij viti, kur viktima e ka njohur një person në facebook, mirëpo më pas i njëjti e ka trafikuar në Kosovë duke e shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Shtetit thotë se është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Advertisement-

Me këtë rast është duke u marrë Prokuroria për Krimet Rënda në Tiranë./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera