Sport

E nisi me gol aventurën e tij në Kosovë dhe ka një premtim të madh për “Intelektualët”

Autori: E.M 17:06 | 16 February 2019

Transferimi i ri i Dritës, Kyrian Nwabueze, ka debutuar me gol në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi më pasaportë amerikane është shprehu i lumtur më golin e shënuar në ndeshjen derbi ndaj Gjilanit, ku skuadra e Dritës triumfoj më rezultat 3-1.

Përveç golin Nwabueze ka edhe një premtim për tifozët. Pas ndeshjes këto ishin fjalët e sulmuesit të kampiones në fuqi:

-Advertisement-

“Jam i lumtur për fitoren, e kemi ditur si ti qasemi lojës, kemi luftuar shumë dhe arritëm të fitojmë”.

“Unë jam këtu për të shënuar gola dhe besoj se do të shënojë edhe më shumë për Dritën, kam besim”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera