Lajme

E mrekullueshme: I plotësohet dëshira 14-vjeçares në QKUK, qytetarët ia blejnë 5 laptopë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 21 December 2018

Pacientes 14-vjeçare të shtrirë në repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, i është plotësuar dëshira për laptop.

Pas publikimit të fotografisë, ku 14-vjeçarja Dafina shprehu dëshirën e saj që të kishte një laptop, qytetarët ia kanë blerë 5 laptopë.

Familjarët në një deklaratë për Gazetën kanë falënderuar qytetarët dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të njoftohen se Dafinës tashmë i është plotësuar dëshira e saj.

-Advertisement-

Po ashtu nëse dikush nga qytetarët dëshiron të dhurojë ndonjë dhuratë tjetër, mund të lajmërohen për fëmijë të tjerë të shtrirë në këtë repart në Pediatri.

Blerja e laptopëve është konfirmuar edhe nga Klinika e Pediatrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera