Lajme

E mitura nga Fushë-Kosova shtrihet për të lindur

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 28 November 2021

Një rast i bashkësisë martesore me personin nën moshën 16-vjeç është raportuar gjatë ditë së shtunë në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

E mitura është shtrirë në repart për të lindur, por sipas policisë nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore.

Sipas policisë i dyshuari nuk është parë, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar policia si dhe prokurori i shtetit.
“Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është në repart për të lindur. Viktima nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore. I dyshuari nuk është hasur nga policia”, thuhet në raportin 24 orësh të Poliisë së Kosovës.

-Advertisement-

Prokurori i shtetit ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera