Sport

E mbylli me Olympiakosin, “ylli” kolumbian përfundon në Indonezi?

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 25 April 2023

James Rodríguez, i cili është në shënjestër të Botafogos së Luís Castros, duket se do ta vijojë karrierën në Azi, pikërisht në Indonezi.

Informacioni bëhet i ditur nga “Tribun News”, që siguron se klubi indonezian, Persib Bandung, do të hapë thesin për ta bërë ish-in e Portos, Realit e Bayernit më të paguarin në kampionatin e vendas.

Në Persib Bandung kanë luajtur disa emra të mëdhenj si Essien dhe Carlton Cole.

-Advertisement-

James Rodríguez, 31 vjeç, kërkohet edhe në Turqi nga Besiktasi, ku luajnë emra të tjerë të rëndësishëm si Aboubakar, Gedson Fernandes, Rosier etj.

Kolumbiani së fundmi i dha fund kontratës me Olympiakosin, ku shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asistime në 24 ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera