Rozë

E mbani mend Fatime Kosumi, ja kush është, e ka ndërruar emrin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 16 July 2017

Këngëtarja Fatime Kosumi, dikur e njohur shumë në trojet shqiptare për këngët dhe bashkëpunimet e saj muzikore, të premten ka bërë rikthimin e saj në skenë.

Ajo ka kënduar pas shtatë vitesh për herë të parë live, kësaj radhe në emisionin The Voice of Albania në Shqipëri, me emrin artistik Andrra të cilin e mban tash e disa kohë.

Andrra ka sjellë këngën “Kalle Llamen” live në emisionin e zbulimit të talenteve, një këngë që në Shqipëri është pëlqyer shumë së fundmi dhe këtë e dëshmon fakti se kënga është ranguar mirë në toplistat muzikore shqiptare

-Advertisement-

Andrra jeton në Gjermani prej kohësh ndërsa në fund të këtij muaji do të rikthehet edhe në Kosovë, me një paraqitje live.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera