Rozë

E lodhur nga të pasmet bombastike, këngëtarja shqiptare bën deklaratën e papritur: Dua ti zhduk

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 27 July 2020

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar.

Ajo njihet për format e saj bombastike trupore, që herë pas here vendos që t’i ekspozojë teksa poston foto nbë rrjetet sociale.

Por mesa duket Ronela nuk është e kënaqur me pamjen e saj të jashtme, veçanërisht me të pasmet.

-Advertisement-

Së fundmi ajo ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj, ku rrëfeu se aktualisht nuk ka bërë asnjë operacion plastik. Por në të ardhmen mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka treguar se dëshiron të zhduk të pasmet e saj.

“S’kam asgjë kundër, madje e di që kur të më vijë koha do ngelem spitaleve … duke pasur sy dhe hundë pak fare të madhe. Po të kisha dhe buzë do ngjaja si dreq. Sa për vithe besomë dua ti zhduk,”- shkroi Hajati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera