Rozë

E lagur dhe e egër, Kylie ndan një foto që nuk e kishit parë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 18 May 2017

Vera është vetëm pak javë larg, por bukuroshja 19 vjeçare ka vendosur që t’ju përvëlojë që tani.

Motra e vogël e familjes Jenner ndau një foto të veten ku shfaqej me rroba banjoje trupore ndërkohë që po dilte nga një pishinë. E zezë, e tejdukshme dhe shumë seksi, në to dalin tërësisht në pah format shumë tërheqëse të Kylie. Bie kryesisht në sy gjoksi i mbretëreshës së Snapchat, i cili duket se rritet për çdo dalje publike.

Ajo ka mohuar operacionet plastike për rritjen e gjoksit, duke e justifikuar me “periudhën e muajit ku fryhet”. Por duket se Kylie është një rast unik në mjekësi, pasi periudha e saj e muajit po zgjat gjithë vitin! Ka edhe kështu…

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera