Sport

“E kuptoni që të gjithë do të largohen një ditë”, Salah dëshiron të kënaqet te Liverpooli mes pasigurisë së kontratës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 14 November 2024

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah ka folur me melankoli rreth të ardhmes së tij me skuadrën e Liverpoolit, pasi është në muajt e fundit të kontratës.

Duke folur për kanalin e Liverpoolit në YouTube për mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm fitues dhe natyrën punëtore, Salah foli për kohen e tij, duke lënë të kuptohet se mund të largohet në verë.

“Gjëja që vlerësoj më shumë është koha kur shkoj çdo mëngjes dhe shoh djemtë dhe ndaj momente të pabesueshme, veçanërisht me Virgil [van Dijk] dhe Trent [Alexander-Arnold]”, ka thënë fillimisht Salah.

-Advertisement-

“Kur shkoj në terrenin stërvitor, gjithmonë përpiqem të qesh me ta dhe të kaloj kohë të mirë së bashku. Në kokën time, kujtoj gjithmonë gjërat e mira që kemi pasur së bashku”, përfundoi egjiptiani.

Tre yjet e Liverpoolit pa kontrata në fund të sezonit – bisedimet me njërin prej tyre kanë ngecur
Lexo po ashtu
Tre yjet e Liverpoolit pa kontrata në fund të sezonit – bisedimet me njërin prej tyre kanë ngecur
Salah ka kaluar në tetë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds, me marrëveshjen aktuale që skadon në fund të qershorit 2025.

Ylli egjiptian thuhet se është i etur për të qëndruar dhe i gatshëm të bëjë kompromis edhe për një marrëveshje të re.

Ai ka pasur një fillim të mrekullueshëm në sezonin 2024/25 me 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat në 17 paraqitje deri më tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera