Sport

E konfirmon Raiola: Balotelli do të luajë te skuadra e madhe gjermane (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 06 June 2017

Mario Balotelli pritet të transferohet te skuadra gjermane, Borussia Dortmund

Sulmuesi italian, Mario Balotelli sezonin e ardhshëm do të luaj për Borussia Dortmundin, nëse u besohet fjalëve të agjentit të tij, Mino Raiola.

Derisa gjyqtarët ishin duke pritur ardhjen e trajnerit të ri të Dortmundit, Peter Bosz, Raiola i ka befasuar të gjithë kur u pyet për italianin.

-Advertisement-

“Balotelli në Dortmund? Po. Balotelli do të luaj për Dortmundin”, tha shkurt Raiola.

Deklarata e tij i ka lënë të befasuar të gjithë, pasi nuk dihej nëse ishte e vërtetët apo vetëm një shaka.

Sulmuesi italian sezonin e kaluar luajti në Nice, tek e cila skuadër shënoi 17 gola në 28 paraqitje. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera