E konfirmon policia: Islam Pacolli sulmoi një oficer të sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 12 June 2018
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcin ka konfirmuar për Gazetën Fokus se deputeti, Islam Pacolli ka sulmuar një oficer të sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë.
“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qene ne kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet. Deri te sulmi dyshohet te ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar te zbatoj urdhrat e ligjshëm te dhëne nga oficeri policor”, ka thënë ai.
Borovci ka thënë gjithashtu se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit
“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave te rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve te përfshira ne rast. Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është ne përpjekje për te kontaktuar edhe deputetin e involvuar ne rast.”
Lexo edhe: Arrestohet deputeti Islam Pacolli
Deputeti Islam Pacolli, njëherësh vëllai i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli gjatë ditës ka pasur një incident me një polic në parkingun e Ministrisë së Drejtësisë.
Gazeta Fokus ka raportuar se incidenti ka ndodhur për shkak se Pacolli ka insistuar të futet me makinë private në parkingun e Ministrisë së Drejtësisë.
Oficeri i sigurisë në portë e ka ndaluar dhe i ka shpjeguar se nuk lejohen veturat private. Në bisedë e sipër derisa polici i ka treguar se nuk ka shanse të futet me veturë private, Pacolli e ka sulmuar me grushta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas të njëjtit burim, polici i sulmuar ka marrë tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime të lehta.
“Për këtë incident është lëshuar një ndalesë për Islam Pacollin. Nuk ka flet arrest por vetëm ndalesë për ta intervistuar për rastin. Para pak qastesh ai është paraqitur në polici dhe është duke u intervistuar”, ka thënë ky burim i policisë për Gazetën Fokus./GazetaFokus.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...