Lajme

E konfirmon KFOR-i për Infokus: Kemi rritur numrin e patrullimeve në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 27 September 2021

Numër i madh i forcave ushtarake të KFOR-it janë parë të lëvizin në drejtim të pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak pas ofrimit të ushtrisë së Serbisë në afërsi me Kosovën.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ka thënë se numri i patrullimeve në veri është rritur.

“KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, ka thënë në një përgjigje Minutella.
Sipas tij KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

-Advertisement-

Ndryshe është paralajmëruar gjatë ditës, që KFOR do të ndërhyjë në largimin e barrikadave të krijuara në veri.

Por zyrtarët e KFOR-it nuk kanë dhënë ndonjë informacion. /Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera